FALSIFIKIMET REZIK PËR PAQEN NË BOTË

Taxhudin Hamidi -Tetovë


Kuran , Maide:106,”… dhe nuk fshehim dëshminë e Allahut, pse atëherë ne do të jemi mëkatarë”.

Bota vazhdimisht po kërcënohet nga ndodhi të ndryshme të cilat ndodhi po alarmojnë çdo individ dhe familje.

Në fakt në këtë botë jëmi që të vendosim parimet e shëndosha të komunikimit dhe të menaxhimit në baza të koordinimit juridik dhe të mirqenjes të gjithmbarshme për njrzimin.

Kohën e fundit po vërehet se shumë lëmi dhe studime apo institucione po kalojnë përmes sprovave të çuditshme dhe të pa para ndonjëherë nga përvoja e jetës në këtë botë.

Shumë vonë është kuptuar se bota dhe koordinimi i saj nuk do të mund të i tejkalojë të gjitha sfidat dhe shantazhet e botës jo ;egjitime apo të falsifikimit.

Falsifikimi i shumë mendimeve , teorive , studimeve po rezultonë me humbjen e misionit dhe rolit human të teknologjise dhe industrisë e cila duhet të ekzistojë për qëllime humane , përparimatre dhe të zhvillimit të ekonomisë kudo në ruzullin toksorë.

Historia është plotë ndodhi të cilat janë rezulatati mungesës së dëshmisë apo të falsfikimit të të njëjrës.

Historia e njerëzimit nuk duhet të shkojë në drejtim të përpalasjeve të mëdha kardinale dhe të ndëshkimeve drakonike që bota e civilizuar nuk i pranon dot.

Pse, të ndodhë i gjitheë ky mllef i kurdisuar edhe më shumë nga institucionet dhe studimet humane qq në fakt janë betuar për rolin sublime dhe solidarë dhe jo për shkatrimin e gjithçka që tjetri apo fqiu e ka ndërtuar me shumë mung dhe sakrifica të pa përshkruar.

Institucionet apo organet shterore nga propozimi, eksplorimi, vendimi, ekzekutimi e deri tek gjykata duhet të parandalojnë çdo ideveprimi e cila orientonë ambientin dhe mentalitetin në drejtim të falsifikimit dhe korupcionit.

Institucionet nuk duhet të shihen si një ëzhguaes që realizonë anketa dhe analiza por ai duhet të veprojë në kuadër të kompetencave që i ka marrë nga populli dhe struktuart që edukojnë shoqërinë.

Ata duhet të vënë në dukje të gjitha aktivitetet dhe iniciativat që parandalojnë një gjendje të falsifikimit, demolimit juridik dhe të përvojës mes njerëzve nëpërgjithësi.

Shpallja e Kuranit në gadishullin arabik erdhi përmes maksimës {la ilahe ila Allah}, “ Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut”!

Kjo maksimë për të vërtetuar njësin e Krijuesit si Një i vetëm , paralajmëroi se falsifikimet që bënin atë kohë struktura e xhahiljetit , aristokracija çifute dhe bizante ngadalngadal po hetonin reperkusjet dhe fundin e imperisë despotike me elmente të thelluara të anarhisë.

Besimi në një Zot dhe vendosja e Zotit në një pikëqëndrimi në shoqëri sikur po dëshmonte se falsifkimet në shitblerje dhe në gjykatën private të asaj kohe po marin tatëpjetën.

Pra, ishte e pamundshme që të rrënohet një sistem i falsifikimit dhe proçedurave të normave nga aktet juridike të fabrikuara dhe te përfunduara në mungesë të dëshmitarit dëshmisë korekte dhe të lirë si dhe të prokurrorisë legjitime.

I vetmi subjekt dhe forcë legjitime që do të dëshmonte për liri dhe barazi mes njerëzimit ishte shpallja e Kuranit e cila vuri gërshërët në stopimin dhe ndërprerjen e kësaj natyre anti juridike dhe të një gjykimi sipas dëshirës apo të një anshme.

Muhamedi Alejhiselam me deklaratën e tij të famshme preu përfundimish edhe ata pak ambicje që kishin mbetur në përdorimin e manipulimeve dhe falsifikimeve në fushën juridike, politike dhe tregatre.

Duke thënë:” Sikur edhe Fatimja, bija ime të vidhte do të i pritej dora”.

Kjo deklaratë ishte e qartë dhe shumë e rëndësishme në ngritjen e një sistemi në baza të drejtësisë dhe lufta kundër falsifikimeve, proceseve të montura dhe shantazheve deri tek kërcënimet për heshtje të fakteve.

Deria atëherë nuk njihej asnjë burim dhe arhivë nga proceduarat e Gjykatës.

Dëshmia në jurisprodencën e fesë islame është kategoria juridike në çdo aktë dhe marrveshje ndërshoqërore dhe qytetare.

Shpallja e Kuranit hapi kapitullin e dëshmisë përballë gjykatës dhe paralajmëroi mallkimin e Zotit për dëshmi apokrife dhe të rrejshme.

Jurisprodenca islame hapi studimin dhe rezistencën kundër falsifikimit të dëshmisë e cila deri atëherë ishte një tabutemë që nuk guxonte askush ta diskutojë nga frika e sjelljes aristorkrate të periudhës xhahiljete –injoranca.

Komentatori i brezit të parë të Kuranit Ibn Abasi thotë:”Dëshmia e falsifikuar është nga mëkatet e mëdha”.

Gjithashtu fshehja e dëshmisë alarmon botën dhe opinionin mbarë se në procedurat e akteve dhe normave ligjore është përfshirë posedi dhe fryma despotike me menaxhim të nivelit të parezistueshëm koruptiv.

Zoti përmes kategorisë juridike të sheriatit islam dëshironë mirqenjen e përgjithshme njerzore.

Dhe aspak mirqenjen e një grupi në llogari të grupit tjetër.

Sot kur më po digjet ushqimi i njerëzve të pafajshëm , po mbeten fëmijtë pa ushqim të shëndetshëm dhe kur askush për këta katastrofa dhe kriza ushqimore dhe luftarake nuk merr përgjegjësi, athua kjo mund të llogaritet se drejtësi dhe liria dhe çlirimi nga hegjemonia dhe arsistrikacija klasike ka marrë fund.

Shembulli i atyre që duhet të mbajne përgjegjësi është si shembulli i atyre që hipin në anije dhe posa i kap nata dhe i ftohti paraqiten valët e nalta i kap frika nga fundosja ( shiko, suretul Llokman :32).

Pra askush nuk dëshiron të jetë përgjegjës për prishjen e rendit juridik dhe botrorë.

Dhe askush nuk dëshironë të jetë përgjegjës për rritjen e numrit të njerëzve të uritur në botë.

Prandaj secili nga këndi i tij si antarë i globit është i detyruar të ruaj lirinë , paqen dhe stabilitetin ne vendin ku jeton.

Dhe nga dimenzioni human, solidar dhe bujqësorë të ruaj përgjegjësinë për rrtijen e numrit të njerëzve të uritur në BOTË.