Eskalon situata, policë të lënduar e vetura të dëmtuara, huliganët e Feyenoordit nuk kanë kufi!

Dhunë në rrugët e Tiranës nga ultrasit e Feyenoordit dhe Romës, natën para finales së Conference League.


Ka pasur përplasje mes ultrasve të Feyenoordit dhe tifozëve shqiptarë (pamjet e përplasjes me karrige), por edhe me policinë, ndërsa pranë Kryeministrisë mësohet se janë shfaqur agresivë edhe tifozët e Romës, të cilët janë përpleshur me forcat e rendit. Mësohet se janë lënduar disa policë, ndërsa një automjet i policisë është dëmtuar.

Ultrasit më agresive të të dyja skuadrave mësohet se janë pajisur me shkopinj dhe mjete të tjera të forta.