Dollenberg: Lija e majmunëve – s’ka rrezik për pandemi të re

VAKSINA KUNDËR LISË SË PËRGJITHSHME, MBRON EDHE KUNDËR LISË SË MAJMUNIT


Në kushte të pandemisë COVID-19, bota është më e përgatitur ndaj shpërthimeve të reja të viruseve, sic ndodh së fundi me linë e majmunit. Në një prononcim për emisionin “Happy Day” në Klan Maqedoni, mjekja Aurora Dollenberg thotë që nuk ka vend për panikë pasi shumica e popullatës në botë është vaksinuar kundër lisë së përgjithshmë, që mbron gjithashtu edhe infektimin me linë e majmunit.

”Nuk kemi rrezik për një pandemi ose epidemi te re, për fatin e mirë, lia e majmunit është një sëmundje e vjetër, pjesa më e madhe e popullatës, qoftë edhe shqiptare, rreth 90% e kanë tanimë vaksinën kundër lisë, kjo merret ndër ato vaksinat e detyrueshme në moshën fëminore, janë në total dy vaksina dhe sigurojnë mbrojtje për gjithë jetën dhe duke pasur antitrupat mbrojtës të virusit, automatikisht kemi mbrojtjen edhe kundër lisë së majmunit” – deklaroi Aurora Dollenberg, mjeke.

Por si përballet Gjermania me sfidën e re shëndetësore? Mjekja Dollenberg thotë se parapërgaditjet kanë të bëjnë në sigurimin e vaksinës dhe të sensibilizimit të popullatës dhe personelit mjeksor.”

Menjëherë dhe Gjermania ka reaguar duke cuar porosi, duke përgaditur, 40 mijë dozat e para ndaj lisë në total që ka specifika sidomos për linë e majmunit, kuptohet, kjo me qëllimin e thjeshtë që ato 10% të popullatës, sepse rreth 90 % janë tanimë të vaksinuar kundra lisë, por kemi një 10% që nuk e ka marrë këtë vaksinë dhe kemi një përqindje shumë të madhe në Gjermani që kanë sëmundje kronike me dobësi imunitare” – deklaroi Dollenberg.

Doktoresha Dollenberg këshillon të gjithë, të kenë kujdes në kontakt të ngushtë me njerëz të cilët kanë skuqje në lëkurë pasi simptomi kulminant janë fluskat në lëkurë të cilat janë të mbushura me një koncentrat të virusit dhe në ato momente është më ngjitës. Gjithashtu ata të cilët nuk janë vaksinuar me vaksinën kundër lisë, të vaksinohen për tu mbrojtur edhe nga infektimi I lisë së majmunit. /KlanMacedonia/