Bislimovski: Tarifa të reja për qytetarët, kush harxhon më shumë do të paguaj më shtrenjtë

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimovski i ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike”, paralajmëroi tarifa të reja të energjisë elektrike. Ai mes tjerash tha se të gjithë ata që do të harxhojnë më shumë, do të paguajnë më shtrenjtë. Megjithatë theksoi se tarifa e lirë gjatë së dielës do të mbetet edhe në të ardhmen, shkruan Alsat.


“Kjo masë do të vlej vetëm për amvisëritë. Ndryshe bllok-tarifat janë koncept të cilin e vendosim për shkak se ka harxhime enorme të rrymës elektrike, posaçërisht tek një kategori e amvisërive. Ne si shtet duke e pasur parasysh se në aspektin energjetik jemi të varfër dhe kemi presione serioze ndaj çmimit të energjisë elektrike. Ndryshe bllok-tarifa një numër i madh i vendeve evropiane nuk kanë, këto praktikohen në vendet të cilat janë të varura nga importi dhe synohet një element social të çmimit të energjisë elektrike. Lidhur me bllok-tarifat, ajo që duhet të dihet është se për tarifën e lirë nuk do të ketë blloqe. Do të ekzistojnë blloqe vetëm për kohën e tarifës së shtrenjtë , kjo nënkupton prej 07:00 deri në 22:00, çdo ditë. Të dielën gjithë ditën mbetet tarifa e lirë, ashtu siç është deri tani”, tha Bislimovski./