Sot me autorizim të kryetarit të Komunës së Tetovës , Bilall Kasami udhëheqësi i njësisë së Arsimit, bashkë me udhëheqësin e Njësisë për Kulturë dhe Sport Muhamed Avzija , ia dorëzuan mandatin e drejtorit zonjës Hatije Azizi Etemi informon Tetovasot.


Vetëm pak ditë pas shumë vlimeve që ndodhën në këtë institucion të mesëm kreu i Komunës shkarkoi Teuta Llallën mes shumë përplasjesh që opinioni tashmë është i njohur.
Por derisa kjo shkollë është bërë në mënyrë të ashpër shënjestër e hakmarrjeve politike më shumë se arsyet e shkarkimeve dhe emërimeve aty tashmë e gjitha në dorë mund të jetë edhe tek intervenimi i një pale të tretë siç është Ministria e Arsimit.Por a do të merr masa ky institucion për ta shmangur politizimin e skajshëm të Arsimit në Tetovë dhe a do tua merr kompetencat Komunës së Tetovës,kjo pritet të shihet në vazhdim.Tetovasot