Ukraina konfirmoi evakuimin e 264 ushtarëve të bllokuar në fabrikën e çelikut, Azovstal në qytetin port të Mariupol.

Mes tyre, 53 ishin marinsa të plagosur të cilët janë dërguar në Novoazovsk, në territor rus për të marrë asistencë mjekësore, ndërsa 211 të tjerë u nisën drejt Olenivkas, zonë e kontrolluar nga seperatistët filo-rusë të Donjeckut.

Më pas, në kuadër të një shkembimi robërish, këta të fundit janë lënë në duart e forcave ukrainase. “Bataljoni mbrojtës i Mariupolit e coi deri në fund misionin e tij luftarak.

Komanda ushtarake supreme i urdhëroi krerët e njësisë së Azovstalit që të shpëtojnë jetët e personelit”, thuhet në një mesazh të Shtabit të Përgjithshëm Ukrainas, ku nënvizohej se “përpjekjet për të ndihmuar mbrojtësit që kanë mbetur në kompleksin Azovstal, vazhdojnë.

”Falë punës së forcave tona të armatosura, të shërbimeve të inteligjencës, të ekipit negociator, Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe OKB-së, shpresojmë që të shpëtojmë jetët e djemve tanë, mes të cilëve ka edhe të plagosur rëndë të cilëve do t`u ofrohet ndihmë, tha Zelensky.

“Heronjtë tanë, Ukrainës i duhen të gjallë. Ka filluar operacioni për t`i kthyer ushtarët tanë në shtëpi. Është një punë që kërkon kohë dhe shumë kujdes”, tha Zelenskyy.

Kjo nënkupton se Rusia merr tashmë kontrollin e Mariupolit pas disa muajsh bombardime. Ndërkohë, të paktën dhjetë civilë, mbetën të vrarë një ditë më parë nga bombardimet ruse në lindje të Ukrainës pohoi guvernatori i rajonit të Luhanskut, teksa ministri i Mbrojtjes së Ukrainës dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilluan një bisedë telefonike.

Serhiy Hayday tha se civilët u vranë në Severodonjeck, ku për shkak të bombardimeve kishte shpërthyer një zjarr në zonat e banuara. Ofensiva ruse në lindje vjen teksa NATO tha se pushtimi i Moskës, që nisi më 24 shkurt, nuk po shkon sipas planit dhe se ofensiva për të marrë kontrollin e rajonit lindor të Donbasit, ka ngecur.