Benzina shtrenjtohet, nafta lirohet

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,09 % në raport me vendimin e datës 12.5.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 den/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS98 rriten për 1,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,258 den/kg dhe tani do të jetë 52,436 den/kg.


Nga data 17.5.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 92,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 94,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 86,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 84,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,436 (denarë/kilogram)
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme
shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,334 %, te nafta ka ulje për 1,840 %, te vaji ekstra i lehtë ulje për
1,559 % dhe te mazuti ulje për 0,96%