Bekteshi: Nuk do të hiqet tarifa e lirë e energjisë elektrike

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin “Click Plus”, theksoi se nuk do të hiqet tarifa e lirë e energjisë elektrike nga ora 22:00 -07:00.


“Dua t’i njoftoj të gjithë qytetarët se tarifa e lirë e energjisë elektrike nga ora 22:00 -07:00 nuk do të hiqet. Do të bëjmë ndërhyrje vetëm në tarifën e lartë” deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi uke folur për krizën energjetike, tha se nuk është normale që 17 konsumatorë të harxhojnë 10 % të energjisë elektrike në vend.

Ai tha se këta 17 konsumatorë janë objektet fetare, shkolla private dhe supermarkete në vend duke shtuar se këta konsumatorë nga tani e tutje do të paguajnë një tarifë më të lartë.

“Amvisëritë që kursejnë energji elektrike, do paguajnë edhe më pak edhe më lirë se sa është çmimi aktual i energjisë elektrike. Nuk është normale dhe logjike që 17 shfrytëzues konsumojnë 10 për qind të energjisë elektrike të nevojave ditore. Ajo është diku te 1000 megawat orë që harxhojnë këta shfrytëzues ku janë edhe kishat dhe xhamitë. Tani ata do të paguajnë më së paku çmimin aktual që shitet sot në treg”- tha Bekteshi.