Ka ndërruar jetë e moshuara e cila u dëmtua pas defektit që ndodhi me ashensorin në QSUT.

Sipas burimeve, 80-vjeçarja ka vdekur nga trompoza.

Më 15 Maj, rreth orës 23:30, barrelmbajtësi, i identifikuar me inicialet K.D, ishte duke transportuar me pacienten V. C., duke përdorur ashensorin.

Për shkak të defektit ata mbetën të bllokuar brenda një prej katër ashensorëve të QSUT, i cili nga kati 0, ka përfunduar një më poshtë në “-1”.

Falë ndërhyrjes së zjarrfikëses u bë e mundur hapja e ashensorit dhe nxjerrja gjallë dhe në kohë e të dy personave që mbetën në ashensor. Si e moshuara ashtu edhe barrelisti morën dëmtime të shumta nga ngjarja.

Kujtojmë se për incidentin janë proceduar penalisht tekniku i ashensorit Ermal Braja, 45 vjeç, banues në Tiranë si dhe administrator i firmës ‘Sulollari Klima’, Ardian Sulollari, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu bëjmë me dije se ky nuk ishte rasti i parë i defekteve të ashensorëve në Tiranë, pasi pak kohë më parë, një tjetër ashensor në Astir u shkëput dhe për pasojë mbetën të lënduar disa persona./albeu.com/