Ata që e kanë gojën plot retorikë për integrime dhe akuza ndaj të tjerëve për Rusinë, u demaskuan vetë në mënyrën më skandaloze, thuhet në kumtesën nga ASh.

“Në prag të 20 vjetorit të partisë së tyre, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka pritur një delegacion të bashkëpunëtorëve të Ramazan Kadirovit në 70 vjetorin e babait të liderit pro rus.E gjithë kjo ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, institucionin më të lartë ligjvënës të një vendi anëtar të NATO-s.Njerëzit e Kadirovit dhe Xhaferit shifen të përqafuar edhe pse ky i fundit ka tentuar që të fsheh takimin duke mos e publikuat në faqen zyrtare të Kuvendit. Për të qenë skandali edhe më i madh, njëri nga bashkëpunëtorët e Kadirovit që publikoi fotografitë, luftën e vitit 2001 e paraqet si luftë fetare, ndërsa Xhaferit nuk i pengon krahasimi me komandantët pro rusë të Çeçenisë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e ASh.