Artan Grubi: Bujar Nishani do të mbetet i paharrueshëm për kontributin e dhënë në drejtim të avancimit të çështjes kombëtare

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi për vdekje e ish Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani ka thënë se ai ishte i njohur për maturinë e tij do të mbetet i paharrueshëm në historinë e politikës sonë kombëtare për kontributin e dhënë në drejtim të avancimit të çështjes kombëtare informon Tetovasot.


Grubi tha se ishte një lajm pikëllues për ndarjen nga jeta të ish Presidentit Bujar Nishani, lajm që na erdhi sot nga Shqipëria.

Sipas zëvendëskryeministrit të parë z.Grubi ai ishte i njohur për maturinë e tij dhe do të mbetet i paharrueshëm në historinë e politikës sonë kombëtare për kontributin e dhënë në drejtim të avancimit të çështjes kombëtare dhe pashkëputshmërisë së lidhjeve të bashkëpunimit tonë mbarëkombëtar në Ballkan dhe diasporë.

Grubi ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Presidentit Nishani!Tetovasot.