Arrestohet 43 vjeçari nga Kamjani i Tetovës, i gjendet mariuhanë në veturë

Me datë 18.05.2022 në ora 23.10 në Kamnjan të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.F. (43) nga Tetova. Gjatë kontrollit të veturës “Peugeot” me targa të Tetovës, të cilën ai e drejtonte dhe gjatë kontrollit tek ai u gjet marihuanë dhe disa mjete, të cilat dyshohet se burojnë nga veprat penale ,,vjedhje“ apo ,,vjedhje e rëndë“. Ai është ndaluar në Stacion policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.