Arrestohen dy shpërndarës të drogës në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme, respektivisht rreth orës 11:00 ka arrestuar dy persona nga Shkupi pasi tek të njëjtit janë gjetur substanca narkotike.


“Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup i ka privuar nga liria G.K.(34) dhe D.M. (32), të dy nga Shkupi, pasi u janë gjetur dhe konfiskuar dy pako me lëndë pluhuri kafe, pilula, pluhur i bardhë, peshore dixhitale, prerëse dhe metadon”, njoftojnë nga MPB.