Këngëtarja e njohur shqiptare Albërije Hadërgjonaj e ftuar në “Kurthin e Piter Pan” ka treguar më shumë rreth gjendjes së mbesës së saj, artistes Beatrix Ramosaj.

Gjatë rrëfimit, Albërija ka thënë se komentet negative në rrjetet sociale, e kanë bërë Beatrixin të kalojë momente të vështira.

Nisur nga rasti i mbesës së saj, këngëtarja ka bërë thirrje që njerëzit të jenë më shumë pozitivë pasi në fund të fundit, kur shpërthejnë në komente negative në internet, nuk bëjnë asgjë tjetër veçse u prishin ditën dikujt.
Pjesë nga biseda:

Priam: Kë do më shumë Beatrixin apo Albanin?

Albërije Hadërgjonaj: I dua njësoj.

Alketa Vejsiu: Mirë është Beatrixi sepse kemi dëgjuar se është kthyer në fenomen kombëtar këto muajt e fundit me lajme rreth jetës së saj?

Albërije Hadërgjonaj: E vërteta e gjithë kësaj situate të pakëndshme është sepse njerëzit asnjëherë nuk ulen të mendojnë një situatë të dikujt tjetër ose një vajzë si Beatrix që është shumë e brishtë që ndoshta disa vajza dhe djem i përjetojnë pak më ndryshe. Beatrixin e kemi parë të gjithë, është një vajzë e padjallëzuar dhe e përjetoi shumë përveç se të gjithë familjen na bombarduam, u bullizuam të gjithë, mua bëjnë mirë sepse më pëlqen shumë kur më bullizojnë sepse unë e di kush jam. Sa ka kushtuar gjithçka që të vijë Albërija deri këtu ku është, kështu që komentet nëse do të fillonit të thoshit sa grua e mirë, sa gjynah, do mërzitesha nuk do të doja.

Alketa Vejsiu: Çfarë do t’i thoje një vajze si Trixa, e cila në një moment u bë pjesë e një eksperimenti social-televiziv, por bullizimi kibernitik është një nga fenomentet më të dhunshme të kohës që jetojmë?

Albërije Hadërgjonaj: Unë dua t’i bëj thirrje të gjithë atyre që fshihen pas një telefoni se duhet të mendoni një gjë, se nëse ajo vajzë ka një vëlla, një motër, ai djalë ka një motër apo vëlla, duhet të kuptojnë se ka njerëz që janë të ndjeshëm dhe mund t’i çosh deri në fazën e depresionit ose në një fazë të pakëndshme ata njerëz. Unë uroj që njerëzit të kuptojnë se bota e artit nuk është aq reale sa jeta e përditshme dhe do të doja shumë të gjithë njerëzit të jenë pozitivë sepse në fund nuk bëjnë asgjë përveç se i prishin ditën dikujt.

Në rastin e Beatrix, unë nuk e kam kuptuar se ishte një gjë që nuk ishte asgjë, por thjesht vërshimet e atyre njerëzve me ato komente negative e kanë bërë të kalojë momente të vështira. Bullizimi online është më i dëmshëm se ai përballë, është shumë herë më i rëndë. Beatrixi, ka disa njerëz që kanë oratori, kanë mënyrën e të shprehurit, e të konceptuarit, Beatrix është shumë e butë dhe shumë delikate në çdo vendim, por një super talent, një vajzë bukuroshe dhe për këtë duhet vlerësuar dhe jo t’ia humbasësh të gjitha vlerat e tjetrit.