19 vjeçari humb jetën në mbrëmjen e maturës

Prindërit e maturantëve duhet të kenë kujdes me fëmijët e tyre në këtë periudhë të festave të maturave. Për çdo vit në këto festa regjistrohen ngjarje të pakëndëshme të cilat në disa raste kanë pasoja fatale.
Një ngjarje mjaft e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së ejntes. Sinjali për një veturë të përmbysur “Toyota Yaris” në zonën ndërmjet fshatit Satovcë dhe Koçan është dhënë rreth orës 11.22, njofton policia, kanë raportuar mediat e vendit fqinjë. Të mbërritur në vendngjarje uniformat blu kanë gjetur në makinë maturantin 19-vjeçar pa shenja jete, raportojnë mediat nga Sofja.


Rasti është regjistruar në Bullgarinë fqinje, ku çdo vit regjistrohen aksidente trafiku gjatë festimeve të maturës.
Një natë më parë maturanti kishte shkuar në një festë me shokë në fshatin Koçan. I njëjti reth orës 3 është dërguar në gjendje të alkoolizuar në shtëpinë e tij në fshatin fqinj Satovcë, nga shokët e tij. Por ai përsëri vendosi të shkonte në festë me makinën e tij.
Nuk dihet pse makina ka dalë nga rruga dhe është kthyer. Babai i maturantit të ri shkoi ta kërkonte dhe pa makinën. Por ishte tepër vonë