Inteligjenca ushtarake ukrainase thotë se disa ushtarë rusë kanë humbur jetën pasi hëngrën disa simite të helmuara të cilat ua dhanë qytetarët ukrainas.


Dy ushtarë vdiqën menjëherë pasi hëngrën ushqimet e servirura nga qytetarët e Izium-it, tha inteligjenca ukrainase, ndërsa 28 të tjerë janë nën kujdes intensiv në spital pasi kishin pirë alkool, po ashtu të helmuar që ua kishin dhënë civilët.

Në postim, agjencia tha: ‘Ukrainasit i rezistojnë pushtuesve me të gjitha mjetet e disponueshme. Sipas informacioneve banorët vendas të rrethit Izium (rajoni i Kharkivit) mirëpritën rusët e Divizionit të 3 me byrekë dhe simite të helmuara. Rreth 500 ushtarakë të tjerë të Divizionit të 3-të janë në spitale për shkak të helmimit të rëndë nga alkooli.”

Rajoni i Izium i cili pritet të ketë më shumë luftime në javët e ardhshme, është një qytet me rëndësi strategjike për Rusinë pasi do t’i lejonte trupat e tyre ta përdorin atë si një bazë për sulme të qëndrueshme në Donbas.

Helmimi vjen pasi varre masive të trupave të civilëve të vrarë u zbuluan në periferi të Kievit.