Të paktën gjashtë persona u vranë nga të shtënat në qendër të qytetit Sacramento, Kaliforni, tha sot policia lokale.


Sipas policisë, të paktën nëntë persona janë lënduar.

“Policia ka gjetur gjithsej 15 viktima të të shtënave, gjashtë prej të cilave janë të vdekur”, njoftoi policia përmes Twitterit.

Të shtënat kanë ndodhur në një pjesë të qytetit të njohur për klubet e natës.

Rrugët pranë vendit të të shtënave ishin të mbyllura dhe banorëve vendas iu kërkua të shmangin zonën.

Nuk dihet ende se çfarë i shkaktoi të shtënat dhe nëse dikush është arrestuar.