Shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur në lidhje me dëshmitë e vrasjeve masive të civilëve nga forcat ruse në Bucha, pranë kryeqytetit ukrainas Kiev.


“Kam frikë se do të shohim më shumë mizori”, është shprehur ai në një konferencë për media në Bruksel.

Ai tha gjithashtu se do të mirëpriste Finlandën dhe Suedinë në NATO, nëse vendosin të bashkohen, por çdo lëvizje e tillë varet nga të dy kombet.

“Nëse ata aplikojnë, unë pres që 30 aleatë do t’i mirëpresin”, u shpreh tutje ai.