Nuk janë të rralla dëshmitë e shumë njerëzve që thonë se qentë e tyre sillen në mënyrë të çuditshme përpara korridoreve, dritareve apo dhomave ku nuk ka asnjë person. Ndonjëherë lehin në mënyrë tëpakontrolluar, ndonjëherë duket sikur reagojnë me dikë të padukshëm, ndërkohë që disa të tjerë lehin nga frika dhe fshihen menjëherë. Një qen që fshihet poshtë shtratit, një qen që leh në dhoma boshe, apo njëqen që duket i nervozuar pa asnjë arsye janë disa nga shenjat që mund të kuptojmë, kur qeni është duke parë apo ndjerë një fantazmë.


Por pse ndodh kështu? Mos vallë është qeni i çmendur? Jo, në sajë të shumë studimeve, ata janë nëgjendje të ndiejnë fantazmat apo shpirtrat. Arsyen nuk e dimë me saktësi, por nisur nga ky fakt, kanë dalëedhe fjalë që qentë arrijnë të ndiejnë edhe tërmetet. Një mendim është se ndjeshmëria e tyre është shumëmë e zhvilluar se e njerëzve. Gjithashtu edhe dëgjimi është rreth 100.000 herë më i zhvilluar. Qentë dhe macet mund të dëgjojnë tinguj të paperceptueshëm nga veshi i njeriut. Një mendim tjetër pohon se qentëarrijnë t’i ndiejnë më tepër gjërat për shkak se nuk ndikohen nga mendja racionale, si njerëzit që e mohojnë ekzistencën e fenomeneve të tilla. Qentë këto fenomene i shohin si të natyrshme dhe ndoshta për këtë arsye arrijnë t’i ndiejnë.

Robert Morris, një psikolog i njohur amerikan, i cili argumenton gjithashtu edhe aktivitetet paranormale, ka realizuar një eksperiment lidhur me këtë çështje. Ai vendosi në një shtëpi ku kishin ndodhur vdekje tëdhunshme, një qen, një mace, një gjarpër dhe një mi. Qeni, macja dhe gjarpri reaguan në mënyrë agresive dhe të trembur. Macja mjaullinte, qeni lehte i frikësuar, kurse gjarpri qëndronte në pozicion sulmi. Të tre i kishin të ngulur sytë në një vend. I vetmi që nuk reagonte ishte miu. Ky është vetëm një shembull që e mbështet teorinë se qentë arrijnë t’i ndiejnë shpirtrat. Në këtë argument nuk përjashtohen as macet.