Taxhudin Hamidi-Tetovë 

 

Muslimanët kanë filluar Ramazanin me një entuziazëm të rallë deri më tani. 

Përgatitjet e tyre në pritjet e Ramazanit nuk kanë munguar në asnje qytet dhe familjet muslimane, të cialt  me urimet reciprokisht të tyre të  vazhdueshme në një formë paralajmërojnë për një mujaë të rëndësishëm. 

Fillimi i Ramazani paralajmeroi reduktimin e restrikcioneve pandemike. 

Gjë e cila ndihmoi psikologjinë e rënduar të besimatarëvë dhe të qytetatrëvë  dhe të besimatarëve  në veçnati. 

Ky lajmq solli një atmosferë më të begatë me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. 

Dëshira e madhe me volum  hareje po reflektonë në çdo vendbanim të fokusuar përmbrenda infrastrukturës së xhamiave . 

Kthimi i atmosferës shpirtërore dhe të aktiviteteve të gjalla të agjëruesve dhe xhematit nga baza e familjeve po kulmonë me rezultate të mjaftueshme dhe briljante. 

Ndikimet e vështyrsuara të  komunikimit që i shkaktoi pandemia apo Covid’19  në dy vitet e kaluara 2020 dhe 2021 ishin një përjetim shumë i hidhur për besimtarët islam si dhe për organizimin e kulturës se tyre fetare dhe morale. 

Besimtarët musliman ishin mësuar që Ramazanin ta agjerojnë me të gjitha tiparet dhe favoritet e mundshme nga të gjitha aspektet e njohura për besimatrët e Tetovës dhe më gjërë. 

Fatkeqësisht  pandemia sikur e preu me gërshërë dhe vendosi bariera të çelikta dhe betonoi infrastrukturën e aktiviteteve të Ramazanit. 

Pra,tubimet e nëpër xhamia ishin te vogla dhe hapsirat poashtu të  shprazura dhe të kufizuara. 

Krahas kësaj ata ishin të ngarkuara me fobi pandemike dhe frikë psikologjike se vallë po ndodhë diçka e padëshiruar. 

Për fat të mirë xhamiat mbeten objekte më të përgatitura në luftën e pandemisë si dhe  perballje  konstruktive me disiplinat dhe masat e kërkuara nga Shtëpia e Shëndetit. 

Dhe pikërisht kjo tregon se objektet fetare nuk janë me permbajtje fataliste dhe te verbëra por ata janë në shërbim të shëndetit të popullit, si në aspektin shpirtërorë poashtu edhe në atë biofizik dhe ekonomik etj. . 

Turmat e xhematit ekzakte pranë xhamiave ishin të zvogëluara apo fare nuk ekzostonin. 

Obri i xhamiave sikur nuk frekuentonte  me xhematin apo ishin larguar për një kohë të caktuar . 

Pritshmëria e muajit të bekuar të Ramazanit sivjet paraqitet me një atmosferë më të volitshme nga aspekti i frenimit të komunikimit me familjet dhe miqët e respektuar. 

Në shtetet islame u paralajmeruan se nuk d’të mungojë taravija, mukabelet, iftari kolektiv dhe manifestimet dhe aktivitetet festive,kulturore dhe humanitare gjata ramazanit. 

Pra,ramazani i sivjetë riktheu të gjitha privilegjet dhe performansat e duhura permbrenda korpusit musliman. 

Xhamiat të gatshme dhe në pritje të xhematit dhe vizitorëve në Taravi. 

Ky moment vërehet dukshëm se po rikthen shansën e vetme drejtë një lumturie dhe gëzimi të munguar edhe për fëmijtë dhe rininë muslimane. 

Këshillat e xhamiave përsëri morrën rolin e tyre për të vënë në binare disa kapacitete të humbura që shkaktoi pandemia. 

Është per të  u falenderuar nga K.Xh.dhe administrata e xhamiave se punktet për dezinfektim dhe freskim (kundër Covid’ 19) janë të eksponuara në hyrje të çdo xhamie si dhe maskat fare nuk mungojne për ata që dëshirojnë veshjen e tyre. 

E gjith kjo përgatitje dëshmonë për vigjilencën dhe kujdesin e madh dhe për përgjegjësinë që kanë mbajtur në vazhdimësi strukturat e xhamiave( K.Xh.) dhe xhemati mbarë, pranë çdo xhamie e ciala  ka funksionuar  në shërbim të besimatrëve për pesë kohë të namazeve ditore. 

Pra, kuptohet se nga etimologjia e vet fjales Ramazani ka kuptimin e pastrimit  të gjunaheve dhe mëkateve. 

Pastrimi i mëkateve gjithsesi se iniconë dhe rekomandonë vazhdimisht higjienën mendore,higjienen psikologjike,higjienen trupore dhe higjienën monetare apo finansiare, me theks të veçant siç përdoret me termat e Kuranit si Zekat dhe Sadakai Fitër. 

Kur është pyetur Muhamedi  Alejhiselam se cili është më i mirë me veparat e  realizuara, ai ka thënë se: ”Më i miri është ai i cili është më i dobishëm për njerëëzit” 

Muhamedi Alejhiselam ka thene gjithashtu :”Agjeroni, sheroheni”!