Portugalia ka njoftuar se ka dëbuar 10 anëtarë të stafit të ambasadës ruse në Lisbonë.


Në një njoftim zyrtar, Ministria e Jashtme e vendit tha se anëtarët e stafit ishin shpallur persona “non grada” dhe iu dhanë 2 javë kohë për t’u larguar nga Portugalia.

Asnjë nga punëtorët e dëbuar nuk është diplomat, shtoi ministria.

“Qeveria portugeze përsërit dënimin e saj të vendosur dhe të ashpër të agresionit rus në territorin ukrainas”, thuhet në një deklaratë.

Masa vjen pasi Franca dhe Gjermania urdhëruan që 75 diplomatë rusë të largoheshin pas krimeve të dyshuara të luftës nga forcat e Moskës në qytetin ukrainas Bucha.