Sot (15 prill) nga ora 09:00 deri në ora 14 në zonën e SPB Tetovë është zhvilluar aksion kontrolli për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, në të cilat janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 20 kundërvajtje (TE-11 dhe GV-9. ). Shumica e shkeljeve (18) kanë të bëjnë me kalimin e paligjshëm të rrugëve jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë (TE-9 dhe GV-9). Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 30 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik (TE-29 dhe GV-1). SPB Tetovë sërish rikujton këmbësorët që të kalojnë rrugët në vendkalimet e shënuara, të lëvizin siç duhet në rrugët dhe rrugët pa trotuare dhe të respektojnë plotësisht sinjaliyimin me drita (semaforët) për këmbësorëe dhe sinjalizimet tjera në udhëkryqe.Tetovasot