Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka përshkruar imazhet nga Bucha si “të padurueshme”.


Macron ndau dhembshurinë për ukrainasit dhe viktimat, duke shtuar se “Autoritetet ruse do të duhet të përgjigjen për këto krime”.

Udhëheqësi francez – i cili përballet me zgjedhje kombëtare këtë muaj – ka folur rregullisht me presidentin rus, Vladimir Putin gjatë gjithë periudhës së agresionit rus dhe është pozicionuar si ndërmjetës për paqen.

Theksojmë se autoritetet ukrainase kanë pohuar që njëzet trupa të njerëzve janë gjetur rrugëve tv qytezës ndërsa të paktën 200 veta janë varrosur në një varrezë masive.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me granatime që kanë sjell edhe viktima dhe dëme të tjera materiale.