70 për qind e qytetit verior të Ukrainës, Chernihivit, është shkatërruar pas një sulmi nga trupat ruse, tha të dielën kryetari i këtij qyteti, Vladyslav Atroshenko, shkruan Sky News.


Ai ka thënë se pasojat e sulmit të Rusisë në Chernihiv janë të rënda, të ngjashme me pasojat në qytetet dhe qytezat tjera të dëmtuara rëndë si Bucha, ku trupat e civilëve u gjetën në rrugë.

Ka shtuar se çështjet më urgjente me të cilat përballen banorët është “përqendrimi i trupave ruse në kufirin me Bjellorusiinë” dhe shqetësimet se qyteti do të goditet nga më shumë raketa dhe bomba ajrore.

“Rusët lëvizin nëpër Ukrainë si në shtëpi. Dhe fakti që ata u larguan nuk do të thotë se ata nuk do të kthehen nesër. Duhet rreth një orë e gjysmë që të arrijnë tek ne… Sot mund të themi që është qetësi, ka pastrim, ka deminim”, tha ai.