Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit, ka krahasuar dëshmitë e vrasjeve të civilëve pranë kryeqytetit ukrainas me skena nga një film horror.


“Gjërat që po i shohim tani në Irpin dhe Bucha – këto janë skena horror. Fatkeqësisht nuk vijnë nga filmat”, ka thënë ai, transmeton EVN, përcjell BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ky është realitet. Ky është një realitet i tmerrshëm kur shohim civilë me duar të lidhura pas shpine”.

“Unë nuk e kuptoj asnjë person që mund ta bëjë këtë. Por jam i bindur se të njëjtat skena janë të shumta në shumë qytete të tjera të Ukrainës”.

“Agresori duhet të paguajë për këtë – të paguajë një çmim të rëndë për jetën e mijëra ukrainasve. Ne nuk do të falim atë që u është bërë qyteteve tona dhe banorëve tanë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se trupat e 410 civilëve u gjetën në qytetet e zonës së Kievit që u morën kohët e fundit nga forcat ruse.