KARIERAime – një produkt i ri për të gjithë të interesuarit për punë

KARIERA.mk lanson produkt të ri që do të ndihmojë dukshëm në procesin e punësimit të kujtdo që është në kërkim të një pune të re. KARIERAime është kartelë përdoruesi që është e destinuar për të gjithë njerëzit që kërkojnë intenzivisht punë në rajon. Gjatë aktivizimit të kartelës, çdo klient përfiton përfitime shtesë që lehtësojnë rrugën drejt punësimit.


Ne ju rekomandojmë kompanive!

Kartela KARIERAime ofron dy verzione, në të cilat çdo klient potencial mund të zgjedhë se çfarë shërbimesh shtesë i nevojiten në rrugën drejt punës së tij/saj të re. Gjegjësisht, me rastin e aktivizimit të kartelës, klienti mund të zgjedhë kartelën bazë KARIERAime dhe KARIERAime PRO.

Me kartelën bazë, e cila është një opcion falas, çdo klient, duke bashkangjitur CV-në e tij/saj, përfiton mundësi për dorëzim automatik tek kompanitë me të cilat kanë interesa të njëjta ose të ngjashme. Për shembull, nëse një aplikant zgjedh interesa në fushën e punës administrative, CV-ja e tij/saj do të përputhet me kompanitë e duhura që kërkojnë staf administrativ.

Ne ju ndihmojmë të krijoni CV-në tuaj profesionale!

Nëse klienti e zgjedh kartën KARIERAime PRO, me çmim promocional prej 290 denarë, ai/ajo përfiton edhe një shërbim shtesë për verifikimin profesional të CV-së përpara se t’i propozohet punëdhënësve përkatës. Në këtë mënyrë çdo CV do të duket e plotë dhe aplikantët do të fitojnë besimin se aplikimi i tyre duket i mrekullueshëm!

Do të keni qasje në përmbajtje ekskluzive!

Me kartelën KARIERAime PRO përfitoni tekste profesionale për zhvillimin e karierës, këshilla juridike, shabllone që mund të jenë të dobishme në procesin e punësimit ose dorëheqjes nga puna e mëparshme dhe një kupon falas prej 600 denarë për të promovuar reklama për shitjen e veturave, patundshmërive, elektronikës apo diçka tjetër në KARIERA.mk.

Kjo kartelë do të jetë një freskim i madh në tregun e punës dhe në të njëjtën kohë një ndihmë e rëndësishme për të gjithë njerëzit që kërkojnë punë prej kohësh. Mbi të gjitha, kjo kartelë është e dedikuar për të rinjtë që kanë nevojë për ndihmë dhe që janë të etur për të ndryshuar dhe investuar në njohuritë dhe të ardhmen e tyre! – Zorica Buzharovska Boshkovska, Drejtore e Përgjithshme e KARIERA.mk

Për të aktivizuar kartelën tuaj KARIERAime, klikoni në këtë link.

Urojmë punësim të suksesshëm dhe sa më të shpejtë për çdo aplikant potencial të KARIERA.mk!!!