Disa nga shkaktarët më të shpeshtë të dhimbjeve të kokës janë stresi, qëndrimi jo i drejtë, niveli i ulët i sheqerit në gjak, inflamacionet e sinuseve dhe lodhje bashkë me alergjitë.

Pa marrë parasysh se ka shumë ilaçe sintetike, provojeni ta shëroni në mënyrë natyrale .

LIVANDA
Nëse dëshironi ta shëroni dhimbjen e kokës me aromaterapi, atëherë vaji i livandës është ilaçi i duhur. Mund t’u bëni masazh kapakëve të syve apo dy pika në zgavrat e hundës.

BORZILOKU

Borziloku përmendet si preparat natyral për relaksimin e muskujve, që është e dobishme për shërimin e dhimbjeve të kokës që shkaktohet si pasojë e tensionimit. Vendosni disa gjethe në gotën me ujë të vluar dhe pas disa minutave e pini. Vajin e borzilokut mund ta përdorni edhe për masazh.

BADEMËT

Bademi është ushqim i pasur me magnez, i cili është i rëndësishëm për relaksimi e arterieve dhe qarkullim më të mirë të oksigjenit dhe nutrienteve në organizëm. Situatat stresuese shkaktojnë shpenzimin e shpejtë të këtij mineralit. Vlerësohet se personat që vuajnë nga migrena kanë përqendrim të pakët të këtij mineralit në gjak.