Një e mbijetuar nga masakra në Bucha, Irina Abramova ka treguar sesi rusët i vranë barbarisht bashkëshortin, 40-vjeçarin Oleg Abramov.


Ajo ka treguar për BBC momentet e tmerrit, ku burrit iu kërkua të gjunjëzohej dhe më pas u qëllua në kokë nga ushtarët rusë.

Irina tha se ajo u bërtiti trupave dhe u kërkoi atyre që ta qëllonin edhe atë.

“Sytë e tyre ishin si akulli,” tha ajo, duke i rrjedhur lot në fytyrë. “Burri im nuk ishte ushtar. Ne u thamë se jemi civilë. Por ata ishin çnjerëzor.”

Trupi i tij u bashkëshortit të saj qëndroi në rrugë për katër javë, ndërsa njollat e gjakut janë ende të dukshme.

Unazën e martesës së të shoqit, ajo e mbante varur në qafën e saj.