Guvernatori ushtarak ukrainas, Vitali Kim ka konfirmuar sulmin e forcave ruse të ndodhur dje në spitalin e fëmijëve në Mykolai.


“Sulmi i djeshëm ndodhi në një objekt të fshehtë mjekësor, një spital për fëmijë,” tha Vitali Kim, sipas CNN.

Mbrëmjen e djeshme ai raportoi viktima në qytet për shkak të bombardimeve, me anë të një deklarate, por nuk dihet nëse i referohej sulmeve të ndodhur në spitalin e fëmijëve.

Një deklaratë më e detajuar nga grupi “Mjekët Pa Kufi”, tha se spitali ditën e djeshme u përfshi nga shpërthime që i rrezikuan atyre jetën.

“Disa shpërthime ndodhën në afërsi të stafit tonë për rreth 10 minuta. Ndërsa po largoheshin nga zona, ekipi pa njerëz të plagosur dhe të paktën një trup të pajetë. Megjithatë, ne nuk jemi në gjendje të japim shifra të sakta të të vdekurve dhe të plagosurve. Fatmirësisht, stafi ynë mundi të mbulohej dhe nuk ishte të lënduar nga shpërthimet, megjithëse xhamat e automjetit të tyre, të parkuar jashtë hyrjes së spitalit, u hodhën në erë nga shpërthimet”, tha Michel-Olivier Lacharité, një zyrtar në Ukrainë.

Deri më tani nuk ka një shifër të saktë të viktimave dhe të plagosurve nga sulmi i ditës së djeshme.