Sipas një sondazhi të ‘The National Sleep Foundation’, i bërë me njerëz të moshave 13 dhe 64 vjeç, 43% e njerëzve rrallë ose kurrë nuk bëjnë gjumë të mirë gjatë natës dhe rreth 60% e njerëzve përjetojnë probleme gjumi çdo natë ose pothuajse çdo natë.


Por pse duket se nuk na zë gjumi, ose pse zgjohemi gjatë natës dhe nuk mund të flemë rehat?

Mjekësia tradicionale kineze thotë se përgjigja për këtë varet nga koha specifike në të cilën një person zgjohet gjatë natës. Bazuar në këtë ide organet e ndryshme të trupit tuaj stimulojnë emocione specifike dhe gjendje të ndryshme shpirtërore.

Gjumi vlerësohet shumë dhe është një aspekt thelbësor i mirëqenies sonë fiziologjike në mjekësinë kineze. Një teori e përdorur nga mjekët për të shpjeguar ciklin e gjumit është ‘shen’, e cila përshkruan mendimin, gjendjen e vetëdijes dhe funksionet mendore.

Trupat tanë janë krijuar për të ndjekur një ritëm natyral, të qëndrojë në gjumë gjatë natës ndërsa pushojmë, dhe më pas të bëhemi vigjilentë dhe emocionalë gjatë funksioneve tona gjatë ditës.Kur shqetësimi shfaqet gjatë kohës që supozohet të jemi duke fjetur, shen -i ynë është tepër i stimuluar dhe shkakton probleme me gjumin.Nëse zgjoheni rregullisht në të njëjtën kohë çdo natë mos i injoroni sinjalet e trupit tuaj. Në varësi të kohës kur zgjoheni nga gjumi organet përpiqen të komunikojnë me ju.

Ja çfarë do të thotë kur zgjoheni gjatë natës në orare të ndryshme:
Probleme me gjumin midis orës 21:00 dhe 22:00:
Jeni të stresuar.

Stresi duket sikur është bërë një term familjar për të gjithë. Mendojmë vazhdimisht për dhjetë gjëra në të njëjtën kohë dhe pritet t’i bëjmë në mënyrë perfekte. Kur shtriheni për të pushuar, mendimet mund t’ju pengojnë të pushoni. Problemet e punës, në familje apo shoqëri, gjetja e kohës për t’u kujdesur për veten dhe lista mund të vazhdojë pambarimisht.

Rekomandohet ta luftoni duke medituar gjatë natës. Meditimi lejon trupin tuaj të hyjë në gjendje paqeje dhe qetësie, duke ju ndihmuar të largoheni nga problemet stresuese të ditës.

Mund të filloni duke dëgjuar gjysmë ore muzikë qetësuese para gjumit. Kjo ndihmon për të ngadalësuar aktivitetin e trurit tuaj në përgatitje për një natë të gjatë pushimi.

Për më tepër, bëni frymëmarrje të ngadalta dhe të thella për të ngadalësuar rrahjet e zemrës.

Zgjimi midis orës 23:00 dhe 01:00:
Po përjetoni zhgënjim emocional.

Mjekësia tradicionale kineze ia atribuon këtë periudhë kohore fshikëzës së tëmthit, e cila është pjesë e asaj që kontrollon emocionet tona.

Chinese Medicine Living thotë se fshikëza e tëmthit është përgjegjëse për pasionin tonë për jetën, veprimin dhe sigurinë.

Kur fshikëza e tëmthit është e ekuilibruar ndihemi të lumtur dhe të kënaqur. Por nëse po përjetoni mungesë pasioni, probleme me vendimmarrjen ose ndrojtje, fshikëza e tëmthit nuk është e sinkronizuar.

Zgjimi ndërmjet orës 1 të mëngjesit dhe 3 të mëngjesit:
Jeni të zemëruar.

Mund të jeni të zemëruar për 1001 arsye, gjë që lidhet me mëlçinë. Kur kemi ndjenja të pakënaqësisë që nuk shprehen, ato grumbullohen me kalimin e kohës në mëlçi dhe kur përpiqeni të flini gjatë natës, trupi juaj ju kujton këtë ndjesi bezdisëse.

Për ta kapërcyer këtë, është e rëndësishme të dalloni nevojën tuaj për të shprehur emocionet. Kur i nxjerrim jashtë ndjenjat tona mund të forcojmë marrëdhëniet, si dhe të çlirojmë energjitë negative nga akumulimi.

Zgjimi ndërmjet orës 3 të mëngjesit dhe orës 5 të mëngjesit:
Një Fuqi më e Lartë po përpiqet t’ju thotë diçka.

Kjo është koha kur mushkëritë janë më aktive. Në mjekësinë tradicionale kineze mushkëritë janë përgjegjëse për lëvizjen e energjisë në të gjithë trupin si dhe sigurimin e mbrojtjes imune. Ata janë gjithashtu të njohur për sinjalizimin e gjendjeve të depresionit dhe pikëllimit.

Nëse po kaloni një periudhë të vështirë në jetën tuaj dhe nuk duket se po e kapërceni dot mund të merrni në konsideratë mundësinë që një fuqi më e lartë kërkon t’ju thotë diëka.

Kur zgjoheni gjatë kësaj kohe çlodhuni për një moment, merrni frymë thellë dhe meditoni ose lutuni.