Në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) ka vazhduar trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve të gjuhës shqipe në institucionet publike.


Gjatë javës së pestë u realizua trajnimi në dy tema të ndryshme. Për temën e parë, Fjalët dhe shprehjet e huaja në gjuhën shqipe, ligjëroi Manjola Lumani Zaçellari, ndërkaq për temën e dytë, Përkthimi i teksteve letrare, ligjëroi Berton Sulejmani.

Përkthyesit dhe lektorët kishin mundësinë që të qartësojnë dilemat e tyre që hasin në temat e lartpërmendura gjatë punës së përditshme të tyre.