Ambasada turke, e cila theksoi se duhej të zhvendoset përkohësisht aktivitetet e saj në Chernivtsi nga ku vepronte si një qendër logjistike për evakuimet nga Turqia, njoftoi se, “Nga sot, ne jemi kthyer në shtëpi, në Kiev”


Ambasada turke në Kiev, e cila u zhvendos përkohësisht në qytetin jugperëndimor ukrainas Chernivtsi, është kthyer në vendndodhjen e saj dhe nga nesër do të fillojë të funksionojë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim në twitter, ambasada turke, e cila theksoi se duhej të zhvendoset përkohësisht aktivitetet e saj në Chernivtsi nga ku vepronte si një qendër logjistike për evakuimet nga Turqia, njoftoi se, “Nga sot, ne jemi kthyer në shtëpi, në Kiev”.

Më tej, theksohet se nga nesër ambasada do t’i kryejë aktivitetet e saj, përfshirë shërbimet konsullore, nga ndërtesa e saj që ndodhet në ‘Panasa Mirnoho 22’.

Disa vende, përfshirë SHBA-në, Izraelin, Holandën dhe Hungarinë, zhvendosën përkohësisht ambasadat e tyre nga Kievi në qytetin perëndimor Lviv për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Më 24 shkurt, Rusia nisi një luftë kundër Ukrainës, e cila është përballur me zemërim ndërkombëtar, me Bashkimin Evropian (BE), SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndër të tjera, që po zbatojnë sanksione të ashpra ndaj Moskës.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 1.480 civilë janë vrarë dhe rreth 2.200 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, megjithatë shifra e vërtetë dyshohet se është shumë më e lartë.

Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njofton se mbi 4.2 milionë ukrainasë po ashtu kanë ikur në vendet fqinje, ndërkohë rreth 7 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.