Moska dhe Kievi po i afrohen një kompromisi në negociata, tha për gazetën “Kommersants, Mikhail Podolyak, një këshilltar i kreut të kabinetit të presidemit ukrainas.


Sipas një anëtari të grupit negociator ukrainas, palët në dialog kanë filluar përgatitjen e marrëveshjeve, detajet e të cilave ende nuk janë zbuluar, raponoi RIA Novosti.

Sapo të zhvillohen formatet ligjore, do të caktohet një takim, pra raundi i katën i negociatave. `Mund të jetë nesër, pasnesër. Ne diskutuam të gjttha çështjet, tani po përpiqemi t’i paketojmë ato çështje në disa formate ligjore: tha Podoljak. Ai theksoi se bisedimet duhet “të marrin parasysh garancitë e sigurisë që dëshiron të marrë Federata Ruse, e cila ka frikën e saj për një sërë aleancash ushiarake globale”.