Ejup Berisha


Zoteri Jozeph Borell përfaqsuesi i lartë për politikë të jashtme dhe për siguri në BE para dy dite ishte për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Shqipërisë, këto dy shtete të Ballkanit Perendimorë janë kandidate për marrjen e datës për fillimin e biserimeve për antarsimin e tyre në BE dhe të njëjtat në kuadër të përpjekjeve që të antarsohen në këtë organizatë ndërkombëtare janë të interesuara dhe në pritje të marrjes së një date për fillimin e bisedimeve për antarsim. Pra meqë qështja ka arritur në këtë fazë të rëndësishme atëher pyetje kryesore gjat qëndrimit Z.Jozeph Boell në Shkup dhe në Tiranë ka qenë se pse BE nuk po cakton datë për fillimin e bisedimeve për antarsimin e dy shteteve në gjirin e saj. Me këtë rast Jozeph Borell në Shkup është përgjigjur se mund të na siguroj vullnet nga ana e tij lidhur me qështjen e caktimit të datës por jo edhe të na siguroj vendim për qështjen në fjalë .Zotin Borell nga Komisioni Europjan duhet përkujtuar se ne tani në këtë fazë kemi më së shumti nevojë për vendim konkret rreth caktimit të datës për fillimin e bisedimeve për antarsimin e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në BE, lidhur me këtë qështje edhe vullneti është i nevojshëm por vendimi është mëse i domosdoshëm për ta arritur këtë objektiv. Pra kur jemi te vullneti kjo qështje nuk është dicka e re pra ai është deja vy i dëgjuar vite me radhë apo i njëjti ka egzistuar ja gjatë kohë brenda BE-së dhe brenda shteteve tona. Prandaj nuk duhet humbur kohë rreth asaj se a egziston vullnet por kohë dhe vemendje më të madhe duhet kushtuar miratimit të vendimit nga Komisioni Europjan për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për antarsim. Pra të nderuar përfaqsues të Bashkimit Europjam ne jemi më të interesuar për vendimin. Z Borell vullneti pa vendim për caktimin e datës është i pamjaftueshëm për arritjen e qëllimit kryesor të RMV-së dhe RSH-së sa i përket antarsimit të tyre në BE. Pastaj pse Z. Borell i personalizon qështjet në BE të cilat nuk janë kompetencë ekskluzive vetëm e tij por të njëjtat janë kompetencë kolektive e Komisionit Europjan, pra ne nuk presim asgjë konkrete lidhur me datën vetëm nga Z Borell një gjë të tillë e presim konkretisht nga KE si organ kolektiv. Kjo thënia e Z. Borell ma kujton atë dialogun që zhvillohet mes njerëzve për qështjen e shkuarjes dhe ardhjes reciproke për vizitë te njëri tjetri. Pyetje Pse nuk po vjen te ne Përgjigje e bashkbiseduesit për besë unë me mend përher vi te ju por spo kamë kohë të mjaftueshme që të vi edhe fizikisht sepse jamë shumë i zënë dhe i ngarkuar me punë dhe obligime. Kundërpërgjigja e bashkbiseduesit tjetër është leri mendët mos i merr fare me vete por eja fizikisht dhe me trup te ne. Prandaj Z.Borell mbajeni vullnetin por në bazë të tij silleni edhe vendimin shumë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm për ne pra caktoeni datën për fillimin e bisedimeve për antarsimin e dy shteteve tona në Bashkimin Europjan. Vetëmse vullneti pa vendim për caktimin e datës për fillimin e bisedimeve nuk mjafton për arritjen e qëllimit kryesorë marrjen e datës për antarsim në BE.Në fund të fundit detyrë për krijimin e kushteve për marrjen e vendimit për caktimin e datës për fillimin e bisedimeve për antarsimin e shteteve të reja në BE është e juaja si Eurokomisar bashk me Eurokomisarët e tjerë në Komisionin Europjan si institucion kolektiv vendim-marrës në kuadër të BE-së. Prandaj përkushtojuni kësaj qështje e mos na argëtoni me fjalë sepese në kushte të tilla në të cilat ndodhemi ne nuk kemi nevojë për fjalë dhe premtime të kota por për vepra dhe akte konkrete për arritjen e objektivit tonë kryesorë. Z.Borell kur egziston vullnet i dyanshëm është shumë e lehtë marrja e cfardo vendimi prandaj silleni sa më shpejtë atë që e presim me padurim ne nga KE me qëllim që ta marrim datën për fillimin e bisedimeve për antarsimin e shteteve tona në Bashkimin Europjan.