Zëvendës redaktori i New York Times, Cliff Levy mohon se gazetari Brent Renaud të ishte me detyrë nga media e tij në Ukrainë.


Përmes një postimi të bëtë në Twitter, ai thekson se i vjen keq për vdekjen e tij, mirëpo Renaund ka shkëputur marëdhëniet e punës që në vitin 2015 me median.

‘Nytimes Është thellësisht i pikëlluar kur mësoi për vdekjen e një gazetari amerikan në Ukrainë, Brent Renaud. Brent ishte një fotograf dhe regjisor i talentuar, por ai nuk ishte në detyrë me nytimes në Ukrainë’– shkruan ai.