Treni i cili po e vazhdonte rrugën e tij për të marrë refugjatët që po evakuoheshin nga Ukraina lindore u vu nën zjarr nga forcat ruse, duke vrarë një konduktor.


Kështu bëri të ditur kompania hekurudhore kombëtare e Ukrainës, ku theksoi se edhe një puntor tjetër u dërgua në spital me lëndime.

Treni u sulmua pranë stacionit Brusyn në rajonin e Donetsk.

Treni ishte gati të merrte banorët që po evakuoheshin nga rajonet Donetsk dhe Luhansk në stacionin Lyman, duke përfshirë 100 fëmijë.

Kompania thotë se po bën çdo përpjekje për të evakuuar të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin e trenit, si dhe të evakuuarit në stacion.