Shpërthen gazi në Londër, preken dhjetëra persona

Një numër personash janë lënduar pas një incidenti të rëndë të ndodhur në një qendër të studimit të ujërave në Londër këtë të mërkurë.


Autoritetet lokale bënë të ditur se një sasi gazi u përhap me shpejtësi brenda ndërtesës.

Parku Olimpik i Mbretëreshës Elizabeth tha në Twitter se “pas ngjarjes zona është evakuuar dhe është rrethuar”.

BBC raporton se numër pacientësh po vuajnë nga vështirësitë në frymëmarrje.

Shërbimi i Ambulancës në Londër konfirmoi se po merrte pjesë në vendngjarje dhe se personave të prekur po u jepet ndihma e parë.