Shefi i NATO-s thotë se forcat ruse nuk po tërhiqen, zbulon informacionet e inteligjencës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se trupat ruse janë duke u ripozicionuar në Ukrainë në vend që të tërhiqen.


Duke folur në Bruksel të enjten, Stoltenbergu ka thënë: “Sipas inteligjencës sonë, njësitë ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen. Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit”.
Stoltenbergu ka thënë se Rusia ende po bën presion mbi Kievin dhe qytete të tjera ukrainase.

“Në të njëjtën kohë, Rusia ruan presionin ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera. Kështu që ne mund të presim veprime shtesë sulmuese, duke sjellë edhe më shumë vuajtje”, ka thënë ai.

Kujtojmë se në bisedimet e paqes mes delegacioneve ruse dhe ukrainase, pala ruse tha reduktojë forcat ushtarake në dy nga zonat më të sulmuara në Ukrainë.