Rusia i ka bërë një ofertë Indisë për blerjen e mallrave të saj me çmime të zbritura.


Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Rusia i ka ofruar Indisë mundësinë për blerjen e naftës dhe mallrave me çmime të zbritura, shkruan lajmi.net.

Kjo ofertë e Rusisë po shqyrtohet nga New Delhi.

Në anën tjetër, kjo vjen si pasojë e sanksioneve të ashpra që perëndimi ia ka vënë Rusisë pasi kjo e fundit filloi agresionin për pushtimin e Ukrainës.

Perëndimi ka bllokuar totalisht ekonominë ruse e cila është kthyer me dekada mbrapa për një kohë shumë të shkurtër.