Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka thënë se Rusia po dërgon luftëtarë nga Siria, Serbia dhe Nagorno-Karabaku – për të “plotësuar” trupat e saj në Ukrainë.


Një gjë e tillë është thënë në një deklaratë përmes së cilës janë dhënë informacionet operative deri në ora 12.00 të datës 13.03.2022 në lidhje me agresionin rus në Ukrainë.

Sipas njoftimit në fjalë, Rusia po vazhdon operacionin agresiv kundër Ukrainës në disa drejtime.

“Pushtuesit po kryejnë masa për rivendosjen e luftimeve dhe rigrupimin e trupave, si dhe përgatitjen për vazhdimin e aksioneve sulmuese”, thuhet në fillim të njoftimit.

 

 

Ndërsa siç thuhet më tej, me qëllim të “plotësimit” urgjent të humbjeve të trupave pushtuese të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, sipas informacioneve të disponueshme, janë të përfshirë një numër i madh i militantëve nga vende të tjera (Siria, Serbia).