Kievi tha se pati një sulm me raketa ruse në një qendër komanduese ushtarake në qytetin qendror të Ukrainës, Vinnytsia.


Raketat goditën disa ndërtesa, duke shkaktuar “dëm të konsiderueshëm në infrastrukturë”, informuan forcat ajrore ukrainase në Telegram.

Më herët, Rusia pretendoi se kishte shkatërruar pothuajse plotësisht forcën ajrore dhe aftësinë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, shkruan BBC.