Disa ndërtesa në rajonin qendror perëndimor në Ukrainë janë goditur nga raketat ruse, kanë pohuar Forcat Ajrore të Ukrainës.


Agjencia tha se ndërtesat u goditën nga forcat ruse.

“Pasojat e sulmit me raketa nga pushtuesit janë duke u zbardhur”, thuhet në një deklaratë.

Sky Neës thekson se nuk mund t’i verifikojë pretendimet në mënyrë të pavarur.

Në fillim të këtij muaji, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se një aeroport në Vinnytsia ishte “shkatërruar plotësisht” nga tetë sulme me raketa ruse.