Forcat ruse kanë rrëmbyer kryebashkiakun e qytetit jugor të Dniprorudne, Yevhen Matveyev, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.


Yevhen Matveyev bëhet kryetari i dytë ukrainas që dyshohet se është rrëmbyer nga avancimi i trupave ruse në tre ditët e fundit, pasi kryetari i bashkisë së Melitopolit u arrestua të premten, raporton BBC.

Kuleba thotë se “kriminelët rusë të luftës” e kishin rrëmbyer Matvejevin.

“Duke marrë zero mbështetje lokale, pushtuesit kthehen në terror. Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që të ndalojnë terrorin rus kundër Ukrainës dhe demokracisë,” thotë ai.