Avokatja i Popullit i Ukrainës për të drejtat e njeriut ka pohuar se Rusia ka përdorur municione të ndaluara me fosfor në një sulm gjatë natës në Popasna në Ukrainën lindore .


Luidmila Denisova ndau një foto sipas të cilës rusët përdorin municione me fosfor, por nuk dha detaje nëse Ukraina ka prova konkrete për këtë.

“Bombardimi i një qyteti civil nga sulmuesit rusë me këto armë është një krim lufte dhe një krim kundër njerëzimit sipas Konventës së Romës”, tha ajo në një deklaratë.