Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i Çeçenisë, ndodhet në Ukrainë, bashkë me trupat ruse.
Lajmin e bëjnë me dije televizionet çeçene dhe pamjet e tij në afërsi të Kievit, janë postuar edhe në profilin e Kadyrov në Telegram.


Kadyrov postoi një video në Telegram, ditën e hënë, ku shihet me uniform ushtarake, duke studiuar plane rreth një tavoline, në një dhomë plot me ushtarë.

Agjencia “France-Presse” raporton se videoja është regjistruar në Hostomel, një fushë aviacioni pranë Kievit.

“Ditën e kaluar ishim rreth 20 km larg jush, o nazistë të Kievit. Sot jemi edhe më afër. Dorëzohuni ose do ju vrasim!”, tha lideri i Çeçenisë.