Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan i tha CNN të dielën se administrata Biden është “e shqetësuar për mundësinë e përshkallëzimit”, në lidhje me qëndrimin bërthamor të presidentit rus Vladimir Putin, mirëpo “ne nuk kemi parë asgjë që do të ndikonte që ne të ndryshonim qëndrimin tonë bërthamor.”


“Ne po e shikojmë këtë jashtëzakonisht nga afër, dhe padyshim, rreziku i përshkallëzimit me një fuqi bërthamore është i rëndë dhe është një lloj konflikti i ndryshëm nga konfliktet e tjera që populli amerikan ka parë gjatë viteve të fundit,” i tha Sullivan CNN, përcjell “Bota sot”.

“Dhe presidenti amerikan, Joe Biden, duhet ta marrë këtë përgjegjësi jashtëzakonisht seriozisht, edhe pse ne i dyfishojmë përpjekjet tona për të mbështetur ukrainasit. Siç janë gjërat sot, Shtetet e Bashkuara po monitorojmë ditë pas dite, orë pas ore, sepse është një përparësi kryesore për Presidentin.”

Ai tha gjithashtu se sulmet ruse në Lviv, afërsisht 12 milje nga kufiri i Ukrainës me Poloninë, janë një shenjë se Putini “është i frustruar nga fakti se forcat e tij nuk po bëjnë atë lloj përparimi që ai mendonte se do të bënin kundër qyteteve të mëdha, duke përfshirë Kievin.”