Medai Shaholli


Pasi Shqipëria iu bashkua NATO-s dhe sanksioneve ekonomike që perëndimi vendosi kundër Rusisë nuk është ndonjë befasi për ta kuptuar pse Shqipëria u radhit në mesin e shteteve armike ndaj Rusisë pikërisht për shkak të këtij rreshtimi që ajo ishte e detyruar të bënte.

Por kjo s’ka të bëj me rolin e Shqipërisë në këtë betejë që bëhet për interesa gjeostrategjike dhe influence për dominim në Detin e Zi, si një luftë mes dy superfuqive një mish-mash mes Rusisë dhe shtrirjes së NATO-s në këtë pjesë të europës, ku Putini thjesht e shtoi në këtë listë Shqipërinë për inat të Kosovës dhe ndërhyrjes së NATO-s më 1999, pasi ai nuk e njeh Kosovën si shtet.

Agresioni rus mbi Ukrainë është gjithsesi i dënueshëm dhe i papranueshëm por nga ana tjetër Shqipëria dhe Kosova i druhen një hakmarrje ruse me një destabilizim të mundshëm në veri të Kosovës përmes inkurajimit të çetnikëve të Beogradit për ‘çlirimin dhe ndarjen e pjesës veriore’ për shkak të rreshtimit të Shqipërisë dhe Kosovës pro NATO-s dhe amerikës mbi agresionin rus në Ukrainë.

Jo më kot kryeministri Kurti ka themeluar fondin për ndihmë, pikërisht për t’u mbrojtur nga një agresion i mundshëm serb mbi veriun e Kosovës që do të thotë se NATO mund të qëndrojë neutrale në këtë konflikt në veri (mund të supozojmë) që mund të jetë mbi bazë të një ndonjë marrëveshje sekrete ndërkombëtare që NATO të qëndrojë neutrale për veriun ndaj dhe shqetësimi i kryeministrit Kurti është i arsyeshëm.

Këto shqetësime të kryeministrit Kurti janë të arsyeshme pasi rreziku ekziston dhe se fondi për të ndihmuar Kosovën është një detyrë dhe përgjegjësi ose sfidë ndaj neutralitetit të NATO-s vetëm për veriun dhe jo për gjithë teritorin si një sinjal që mbase kryeministri Kurti e ka marr si garancitë jo të plota për veriun.

Kërkesa e Kosovës për t’u bërë sa më shpejtë anëtare e NATO-s është një shenjë alarmi se Kosova nuk ndihet e sigurtë megjithë praninë e KFOR-it dhe bazën ushtarake amerikane në Bondsteel, veriu i Kosovës nuk është i garantuar.

Këto dyshime dhe marrje masash në kohë mund të jenë edhe supozime por gjithsesi janë këbmanë alarmi për t’u mbrojtur me të gjitha format se veriu i Kosovës paraqet rrezik për cënimin e integritetit teritorial të Kosovës nga një agresion i mundshëm serb, ndaj më mirë duhet përgatitur sesa i mbështetur pas murit para faktit të kryer.