Ejup Berisha


Në jetë për të pasur dashuri nevojitet pajtueshmëria e dy personave apo nevojiten akordimi i dëshirave dhe emocioneve të dy individëve. Ndonjëherë ndodhë që një individ ta dojë një individ tjetër apo shkurt thënë të dy ta duan njëri- tjetrin dhe këta të lidhen mes vete. Në ndonjë rast tjetër ndodhë e kundërta pra ndodh që një individ ta dojë një individ tjetër por ky ose ajo të mos e dojë individin tjetër, në kete rast nuk ka gjasa që këta të lidhen mes vete a e dini pse sepse nuk është krijuar kushti i domosdoshëm që u permend në fillim të këtij shkrimi e ai është se nuk egzison dashuri e dyanshme mes dy individëve. Një gjë e tillë apo një dashuri e njëanshme po ndodh në raportet mes Bashkimit Europjan dhe Serbisë. Po befasohem me disa procese dhe lëvizje të quditshme politike që po ndodhin brenda BE-së. Të njëjtat po më duken të pakuptimta e absurde dhe nuk po arrijë të gjej asesi justifikime të shëndosha dhe të arsyeshme për to.
Psh BE e do me cdo kusht Serbinë në gjirin e saj, ndërsa Serbia nuk do fare të antarsohet në BE, bile ky shtet i fqinjsisë tonë nuk e do as në afërsi të kufijve të saj BE-në. Unë spo mund ta kuptoj qasjen e tillë tepër të butë bile do të thoja edhe tepër poshtruese dhe nështruese të vetë BE-së në raport me Serbinë. Pra pse autoritetet europjane aq shume po i vardisen këtij vendi tepër joeuropjan i cili nuk don fare që këta të Bashkimit Europjan ti vardisen asaj. Kështu sa më shumë që BE e don Serbinë afër vetes aq më shumë kjo e fundit e urren BE-në apo më qartë thënë ajo nuk e don antarsimin e saj në gjirin e BE-së. Apo sa më shumë që Serbia e urrenë BE-në aq më të sigurtë ky shtet e ka antarësimin në BE. Të pakten këtë gjë po e paralajmëron Presidenti i Francës Emmanuel Macrone. Ky i fundit këtyre ditëve ka deklaruar se Serbia do të jetë shteti i parë apo dhe më i pari që do të bëhet pjesë e BE-së bile edhe para Ukrainës. Athua kjo është realitet apo vetëm një deshirë personale e Presidentit të Francës kjo mbetet të vërtetohet. Derisa ne nuk e dime sakte se athua Bashkimi Europjan e do me cdo kusht Serbinë të parën që ta antarsojë në BE ajo që dihet në raport me këtë qështje është fakti se Serbia edhe përkundër insistimit shumë të madh e të vazhdueshëm të autoriteteve të BE-së që e njëjta të bëhet antare e saj, këtij shteti nga ana e vetë as që i shkon ndërmend që ta bëj një gjë të tillë. Në Serbi as hulumtimet më të rëndomta të disponimit të opinionit publik nuk tregojnë se sërbet duan që vendi i tyre të jetë shtet anëtar i BE-së e lere më që një gjë e tillë të ndodhë në realitet. Atehër në zyrat e BE-së në Bruksel duhet pyetur se pse e duan kaq shumë Serbinë në gjirin e tyre ndërsa në brendinë e BE-së nuk i duan psh Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqiperisë, kjo për faktin se këto dy vende e duan shumë antarsimin e tyre në Bashkimin Europjan. Pse kjo qasje e pakuptimtë e BE-se që ndaj Serbise tregohet shume nënshtruese bile edhe poshtruese ndersa ndaj dy shteteve si RMV dhe RSH e njëjta po sillet ne mënyre të ftohtë bile dhe tepër refuzuese.Serbia përher qartë e ka thënë dhe e thotë qëndrimin e saj ndaj antrsimit të saj në BE. Ky shtet nuk e ka primar antarsimin e vet në BE por përforcimin raporteve të veta dhe bashkpunimin me Rusinë. Një gjë të tillë Serbia e vërtetoi para dy ditëve duke i dhënë mbështetje të parezervë Rusisë për veprimet e saja të fundit luftarake në Ukrainë.Atëherë pse BE naivisht mendon se Serbinë mund ta antarsoj aq lehtë në gjirin e vet kur Serbisë nuk i shkon fare ndërmend ta bëj një gjë të tillë.