Anëtarët e një grupi anarkistë kanë pushtuar një pronë në qendër të Londrës të lidhur me oligarkun rus Oleg Deripaska.


Rrjeti i veprimit Anarkist tha se ata po pushtojnë rezidencën në sheshin Belgrave në shenjë proteste kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe për të treguar “solidaritet” me popullin e Ukrainës dhe qytetarët rusë “të cilët kurrë nuk ranë dakord për këtë çmenduri”.

Grupi tha se prona do të shërbejë si “mbështetje për refugjatët, për emigrantët nga Ukrainës dhe njerëzit e të gjitha kombeve dhe etnive”.

Javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar shtoi Deripaska, një industrialist me lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, në listën e njerëzve që ka sanksionuar. Deripaska është sanksionuar në SHBA që nga prilli 2018, shkruan BBC.