Hapsira gjeografike, e Pollogut,ka potencial zhvillimor për disa lëmi të ekonomisë,ku mundet të bëhen investime të vogla,të cilat mundë të japin rezultate të levërdishme të interest kundrejtë investimit.
Pollogu ka paradispozicione të bëhet Luginë e uzinave të ekonomisë së vogël, të cilat në të ardhmen e afërt të ngriten në Korporata. Potencialet natyrore dhe potenciali njeri, nuk është I koordinuar dhe nuk janë vu në koleracion kompatabil njeri me tjetrin. Faktori njeri s’është në harmoni me resurset mbitokësore. Pak angazhim duhet që të vehen raporte të shëndoshta dhe të arsyeshme për ti lidhur këta faktorë të zhvillimit ekonomik.
Politika Makroekonomike më e reja e cila favorizohet nga institucionet e shtetit, duke propaguar financime në industrinë të ashtuquajtur super moderne. Ku aty derdhen mjete financiare të maruna nga kreditë e jashtme,dhe ata investime për një kohë të shkurtë pësojnë fiasco. Shkaku është se nuk ekzistojnë analiza të fizibilitetit korektë, dhe të shëndosha,sepse së pari duhet të forcohet basamenti i zhvillimit ekonomikë e cila kushtëzohet nga ekonomia e vogël, për të patur suksesë. Ekonomia e vogël pengohet së zhvilluarit nga vetë institucionet shtetërore,duke e nivelizuar linearishtë me industrinë. Pa marë parasyshë vëllimin qarkulues dhe numrin e puntorëve të inkuadruar në subject.
Në luginën e Pollogut gjenden investitore potencialë për nisjen e afarizmit të vogël,kryesishtë në bujqsi,zejtari,përpunues të metaleve, blegtori,përpunim final të prodhimeve vetanake, shumë e theksuar kohën e fundit deg e re e design grafik. Investime të shëndoshta janë ato investime të cilat në mes vehte të mos konkurohen port ë kenë parasysh ata të ndihmohen dhe të kushtëzohen nga njeri tjetri. Me qëllim që të bashkohen në baza të ngritjes së prodhimeve cilsore.
Kam takuar ekspert Kinez,të cilët e bënin fizibilitetin dhe llogaritjet e kuatave geodeze,për hapjen e shtigjeve të autostradës Kërçovë –Ohër.Mendimi i tyre ishte se ky rajon qenka shumë e begatshëm për zhvillimin e bujqsisë,dhe frytdhënës po qe se të ishte në Kinë ,do të jepte rendimente bujqsore për të ushqyer 10 milion njerëz.
Sot jemi bindur se ushqimi është kurizi i mbijetesës,nuk duhet të presim mëshirë,nga të jashtmit për nji thes miell,kur ate e kemi para syve,vetëm se duhet t’i hapim sytë vet,mos na i hapin të tjerët.
Moszhvillimi i Pollogut është viktimë e pushtetit lokal,sepse nuk kanë ndërmarë,mision operativ për t’u ofruar apo informuar,bujqit lokal,për hapjen e konkurseve, të projekteve, për të konkuruar në grantet Europiane të bujqsisë.
Krizat ekonomike,mundet të jenë të dobishme,pë rajone ku ka paradispozita për tu larguar nga mvarshmëria,e jashtme.Andaj pushteti lokal të dale në teren të bisedoje me pronarët e tokave bujqsore,dhe të gjejnë moduse optimale,për ta punuar tokën që të mos derdhen deviza për produktet të cilat mundemi ti prodhojmë këtu në fushën e Pollogut.
Nexhat Bexheti,nga instituti për zhvillim ekonomik-Tetovë